Lidhje

Izraeli ndërmerr sulme kundër grupeve ekstremiste në Liban


Avionët luftarakë izraelitë ndërmorën sot sulme kundër grupeve ekstremiste në Liban. Nga sulmet u vra një anëtar i Hezbollahut dhe një luftëtar i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës.

Avionët goditën disa objektiva afër Bejrutit dhe në Luginën e Bekasë si dhe përgjatë kufirit libanez, kur ekstremistët në Liban qëlluan me raketa në Izrael. Gjatë disa prej sulmeve ajrore, trupat izraelite shkëmbyen zjarr me ekstremistët hezbollah në një zonë kufitare të diskutueshme.

Disa orë pas fillimit të luftimeve, paqeruajtësit e OKB-së të dislokuar në Liban thanë se kishin siguruar arritjen e një armëpushimi mes të gjitha palëve. Kryeministri izraelit Ehud Olmert paralajmëroi se vendi i tij do të ndërmarrë kundërpërgjigje të ashpra ndaj çdo sulmi të ekstremistëve me baza në Liban. Autoritetet izraelite kanë thënë gjithashtu se kanë në plan ta paraqesin çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG