Lidhje

Papa Benedict viziton ish kampin e përqëndrimit Auschwitz-Birkenau në Poloni


Me duart e kryqëzuara, duke u lutur, Papa Benedikti, i cili vetë është nga Gjermania, vizitoi sot Kampin e Përqëndrimit Auschwitz-Birkenau, të periudhës së nazizmit, i cili ndodhet në jug të Polonisë.

Ai vendosi atje një qiri të ndezur, pikërisht në murin e ekzekutimit, ku nazistët kanë pushkatuar më tepër se një milionë hebrej dhe të burgosur të tjerë, të cilët vdiqën në këtë objekt famëkeq të kohët së luftës. Pastaj ai foli qetësisht para një grupi të mbijetuarish të kampit, sot të moshuar.

Më pas, ai tha se “e kishte të vështirë” të fliste në atë që ai e quajti “vend i tmerreve, ku janë kryer krime masive, të papara ndonjëherë kundër Zotit dhe Njeriut”. Ai tha se e kishte edhe më të vështirë vizitën në këtë kamp, ngaqë ai vetë është nga Gjermania. Papa Benedikti e filloi ditën e sotme, dita e fundit e vizitës së tij 4-ditore, në Poloni, duke u bërë thirrje rreth një milionë polakëve, ta përhapin fenë e tyre të krishterë kudo në Evropë dhe në botë. //rd//

XS
SM
MD
LG