Lidhje

Maqedoni: Dy parti shqiptare në koalicion për zgjedhjet

  • Isak Ramadani

Në Maqedoni, partia Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partia për Prosperitet Demokratik e nënshkruan të dielën marrëveshjen për koalicion në zgjedhjet parlamentare të pesë korrikut.

Drejtuesit e dy partive thanë se qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është ruajtja e interesave të shqiptarëve dhe e vlerave të proceseve të integrimit të vendit në strukturat evroatlantike.

Nuk janë bërë të ditura hollësi nga marrëveshja për shembull se sa vende do t’ i lihen partisë më të vogël, asaj për Prospertitet Demokratik në listat e përbashkëta të kandidatëve për deputetë.//ii

XS
SM
MD
LG