Lidhje

BE mund t’i përfundojë këtë vit bisedimet paraprake me Malin e Zi


Bashkimi Evropian thotë se shpreson t’i përfundojë këtë vit bisedimet paraprake me Malin e Zi, që mund të çojnë në anëtarësimin e këtij vendi në organizatë.

Komisionieri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Olli Rehn, i bëri komentet sot në Bruksel, një javë pas zhvillimit të referendumit për pavarësi. Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili ndodhet në Bruksel për takime me zyrtarët evropianë, shprehu besim se qeveria e tij mund t’i plotësojë të gjitha kërkesat e anëtarësimit të mundshëm.

Si federatë, Mali i Zi dhe Serbia po zhvillonin bisedime me Bashkimin Evropian në kuadër të marrëveshjes së Asocim Stabilizimit. Por zyrtarët evropianë i pezulluan bisedimet me Serbinë muajin e kaluar, pasi Beogradi nuk arriti të kapë Ratko Mlladiçin, një prej të dyshuarve kryesorë për krime lufte që kërkohet nga Gjykata e Hagës.//lk

XS
SM
MD
LG