Lidhje

Mbipesha trupore lidhet me varfërinë; Rrezet për ngjyrën artificiale të lëkurës krijojnë varësi të organizmit


Mbipesha trupore lidhet me varfërinë

Një studim i cili merr në shqyrtim problemin e mbipeshës tek të rinjtë e shkollave të mesme tregon se ata që jetojnë në varfëri kanë më shumë gjasa të jenë mbi peshë. Tek mjekja specialiste An Shajmen vijnë shpesh fëmijë me probleme të mbi peshës, si nivel të lartë kolesterine e hypertension e shenja rreziku për goditje në zemër. Studimi i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, tregon se të rinjtë nën moshën 20 vjeç që jetojnë në varfëri kanë më shumë gjasa të preken nga mbipesha. Me klasifikimin mbipeshë, ekspertët kanë parasysh fëmijët pesha trupore e të cilëve ndikon negativisht në shëndetin e tyre.

Doktor Riçard Miak pranë universitetit Xhons Hopkins thotë se mes të rinjëve 15 – 17 vjeçarë, ata që janë të varfër kanë 50 përqind më shumë të ngjarë që të preken nga mbipesha sesa fëmijët e tjerë. Doktor Miak. një nga autorët e studimit, thotë se ky dallim përsa i përket mbipeshës mes të rinjëve mbi dhe nën nivelin e varfërisë nuk ka ekzistuar më parë dhe nuk vihet re midis të rinjëve të moshave 12 – 14 vjeçare. Ekspertët thonë se mosha 15 – 17 vjeçare është moshë kur të rinjtë ndjehen të lire të zgjedhin të bëjnë si të duan vetë dhe studimi tregon se disa nga këto zgjedhje bëhen shkak për mbipeshë.

Doktor Miak thotë se përdorimi i pijeve të ëmbla si koka kola apo lëng frutash me sheqer shtesë ndikojnë për shtimin e peshës trupore, ashtu siç ndikojnë edhe mos aktiviteti dhe mos ngrënja e mëngjesit. Të rinjtë që jetojnë në varfëri shpesh nuk kanë vende të sigurta për të bërë ushtrime fizike ose edhe për të ecur. Ndërsa kur personi nuk ha mëngjes, ai merr kaloritë më vonë gjatë ditës në sasi më të madhe. ose kur personi nuk ha mëngjes në kuadër të dietës dhe ndoshta një strategji e tillë është pa efekt ose me efekte negative. Mjekja Shajmen thotë se 70 përqind e të rinjëve mbi peshë që vijnë në klinikën e saj, nuk hanë mëngjes. Ajo shton se pacientët i thonë se nuk hanë mëngjes, pasi nuk kanë kohë.

Rrezet për ngjyrën artificiale të lëkurës krijojnë varësi të organizmit

Miliona amerikanë bëjnë ç’është e mundur, qoftë verë apo dimër për të patur një ngjyrë të bronxtë të lëkurës. Tara Burton thotë se nuk mund të jetojë dot pa këtë ngjyrë që ajo e quan pjesë të bukurisësë saj. Tre herë në javë ajo shkon në sallonin kozmetik për t’i dhënë trupit një ngjyrë të bronxtë. Tara thotë se pa këtë ngjyrë ajo duket si e sëmurë. Por mjekët thonë se Tara mund të jetë bërë fizikisht e varur nga rrezet artificiale. Këto rreze përmbajnë endorfinë, që e bëjnë personin të provojë të njëjtat ndjenja si ata që marrin drogë.

Gjatë një studimi ku u përfshi edhe Tara Burton, pjesmarrësve iu dha një ilaç që bllokonte ndjenjat e kënaqësisë, dhe pas studimit u vu re se ata nuk ndjenin më nevojën për të marrë rreze për ngjyrën e lëkurës.

Sallonet me aparate për rreze për ngjyrën e lëkurës përbëjnë një bisnes fitimprurës në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një industri që përfiton rreth 2 milardë dollarë në vit. Edhe numri i njerëzve që përdorin këtë metodë ka ardhur duke u rritur, megjithë paralajmërimet se kanceri i lëkurës është kanceri me shpejtësi përhapjeje më të madhe.

XS
SM
MD
LG