Lidhje

GNK: Bashkimi Evropian të përshpejtojë integrimin e Malit të Zi


Grupi Ndërkombëtar i Krizave i bëri sot thirrje Bashkimit Evropian të përshpejtojë hapat për integrimin e Malit të Zi në institucionet ndërkombëtare.

Në një deklaratë të publikuar sot, kjo organizatë shprehet se votimi pro-pavarësisë, do ta përmirësojë dhe jo keqësojë qendrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor.

Shumica e vendeve fqinje, thotë Grupi Ndërkombëtar i Krizave, e përshëndetën rezultatin e referendumit, për të cilin ato thonë se i jep fund njëherë e mirë idesë së Serbisë së Madhe që u bë shkas për luftrat ballkanike. //rd//

XS
SM
MD
LG