Lidhje

Ndihma të tjera për të mbijetuarit e tërmetit në ishullin Java të Indonezisë


Agjencitë ndërkombëtare po dërgojnë ndihma të tjera për të mbijetuarit e tërmetit në ishullin Java të Indonezisë. Zyrtarët indonezianë thonë se tërmeti i së shtunës me magnitude 6,3 shkaktoi vdekjen e mbi 5700 vetëve. Të paktën 22 shtete i kanë ofruar ndihmë Indonezisë.

Mes ekipeve të fundit që kanë arritur në krahinën e Jogya-Kartës janë edhe marinsa amerikanë dhe punonjës ndihmash nga Kina, Malajzia dhe Japonia. Kryqi i Kuq amerikan në Indonezi thotë se ka dërguar 400 vullnetarë në atë zonë. Organizatat e ndihmave po përpiqen të ndihmojnë rreth 200 mijë persona, që kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti. Shumë banorë thonë se kanë marrë pak ose aspak ndihma dhe disa kanë dalë duke lypur nëpër rrugë.

Aktivizimi i një vullkani në malin Merapi aty pranë rrezikon ta rëndojë edhe më tej gjendjen. //rd//

XS
SM
MD
LG