Lidhje

Kombet e Bashkuara organizojnë konferencë globale për Sidën


Përfaqësues qeverish nga mbarë bota ndodhen në Kombet e Bashkuara për fillimin e konferencës globale tre ditore për Sidën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan duke marrë fjalën në konferencë tha se në luftën kundër epidemisë globale duhet përfshirja e shoqërisë civile, veçanërisht e atyre që janë infektuar nga virusi HIV apo prekur nga Sida.

Ai tha se rastet e infeksioneve mes grave po shtohen në çdo pjesë të botës dhe se shumica e vendeve nuk kanë marrë masa që të rinjtë të kenë njohuritë e duhura se si përhapet Sida.

Një raport i OKB-së i botuar dje, thotë se 65 milion njerëz në mbarë botën janë prekur nga virusi HIV, që nga zbulimi i këtij virusi para 25 vjetësh. Sipas raporit, që atëhere 25 milion njerëz kanë vdekur nga Sida. Zoti Anan u tha të martën gazetarëve se bota është ende larg mposhtjes së virusit.

Peter Piot, drejtori i agjencisë së OKB-së për Sidën, thotë se në shumë vende ka ardhur koha që të kalohet nga faza e menazhimit të krizave në atë të hartimit të strategjive afatgjata për përballimin e infeksionit.

XS
SM
MD
LG