Lidhje

Serbia hedh poshtë ofertën e BE-së për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjet mes Beogradit dhe Malit të Zi


Kryeministri i Serbisë, Vojislav Kostunica hodhi poshtë ofertën e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjet mes Beogradit dhe Malit të Zi, pasi kjo e fundit votoi në favor të pavarësisë.

Zoti Kostunica e hodhi menjëherë poshtë ofertën e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana të premten, duke thënë se ndihma e Brukselit nuk është aspak e nevojshme. Zoti Koshtunica, i cili kishte mbështetur bllokun kundër pavarësisë, kritikoi gjithashtu Bashkimin Evropian për mbështetjen e referendumit.

Më parë, zoti Solana u takua me Presidentin e Serbisë, Boris Tadic. Ai u bëri thirrje të dy republikave të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive, duke thënë se në Evropë ka vend si për Serbinë ashtu edhe për Malin e Zi si një shtet të pavarur.

Zoti Solana i bëri gjithashtu thirrje Serbisë të bashkëpunojë me gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës.

XS
SM
MD
LG