Lidhje

Anan: Sida dhe virusi HIV janë sfida më e madhe e brezit tonë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha se Sida dhe virusi HIV e kanë ndryshuar botën dhe janë bërë sfida më e madhe e brezit tonë.

Zoti Anan i bëri këto komente të premten në ditën e tretë dhe të fundit të një konference mbi sidën në selinë e OKB-së në New York.

Sekretari i Përgjithshëm tha se gjatë vitit të fundit pati më shumë infektime të reja dhe vdekje nga Sida dhe HIV-i se kurrë më parë dhe më shumë gra dhe vajza jetojnë me këtë sëmundje.

Zonja e Parë e Amerikës, Laura Bush, u bëri thirrje vendeve pjesëmarrëse të përhapin njohuritë mes qytetarëve se si ngjitet virusi. Ajo shtoi se disa masa parandaluese kanë çuar në një rënie dramatike në infektimin e të rinjve në pjesë të Afrikës nën-sahariane.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Sidën Peter Piot e përshkroi Sidën si një krizë afat gjatë dhe bëri thirrje për një dokumnet final, që mes të tjerash, përcakton më shpejt masat drejt parandalimit, kurimit, kujdesit dhe mbështetjes në gjithë botën për viktimat e HIV-it.

XS
SM
MD
LG