Lidhje

Shqipëri: një tjetër zyrtar arrestohet nën akuzat për korrupsion


Në Shqipëri, një tjetër zyrtar është arrestuar nën akuzat për korrupsion. Policia vuri sot nën pranga Edison Frakullën, drejtor i tatimeve në qytetin e Vlorës.

Ai është arrestuar pas denoncimeve të disa sipërmarrësve të cilëve u kërkonte para. Sipas Zëvendësministrit të Brendshëm Gjergj Lezhja, drejtori i tatimeve të Vlorës pretendonte 10 përqind të shumës së tatimit mbi vlerën e shtuar që u duhej rimbursuar tregtarëve.

Zoti Lezhja iu drejtua qytetarëve që të denonconin çdo rast abuzimi nga ana e zyrtarëve shtetërorë.

Arrestimi i sotëm pason ato të pak ditëve më parë po për korrupsion të kryetarit të komunës së Golemit, Demir Lika dhe ish zyrtarit të ministrisë së Turizmit, Arben Golemi.//ii

XS
SM
MD
LG