Lidhje

Al Gor në mision kundër ngrohjes globale


Al Gor, përkrahës për një kohë të gjatë i mjedisit, dhe ish nënpresident i Shteteve të Bashkuara, krijoi një emision filmik rreth kërcënimit të ngrohjes globale. Gjatë gjashtë viteve të fundit, ai e ka paraqitur atë më shumë se një mijë herë në mbarë botën. Me shpresën për të gjetur një audiencë më të gjerë, Al Gor bashkëpunoi me regjisorë filmash dhe e ktheu leksionin e tij në një film dokumentar. Filmi i titulluar “An Inconvenient Truth - E vërteta e pakëndëshme”, filloi të shfaqet në kinematë amerikane më 2 qershor.

Në dokumentarin e titulluar An Inconvenient Truth ish nënpresidenti merr rolin kryesor... dhe përcjell drejt mesazhin e tij: beson se mjedisi është në rrezik të madh. Kjo është Patagonia 75 vjet të shkuara dhe e njëjta akullnajë sot. Ky është Kilimanjaro 30 vjet të shkuara dhe vitin e kaluar. Brenda dekadës nuk do të ketë më dëborë në Kilimanjaro. Shkencëtarët besojnë se shkaktohet nga ngrohja globale, thotë Gore.

Shumë shkencëtarë thonë se kjo nuk do të thotë thjeshtë temperatura më të larta por stuhi më të fuqishme, përmbytje dhe nivele më të larta të deteve. "Kështu mund të ndodh në Florida...në Shanghai streha e 40 milion njerëzve... në zonën përreth Calkutës..me 60 milion banorë. Ky është Manhattan. Përkujtimorja e Qendrës Botërore të Tregëtisë mund të mbulohet nga uji. Mendo ndikimin e rreth 200 mijë refugjatëve dhe pastaj imagjino atë të 100 milionëve", thuhet në film.

Al Gore e di misionin e tij. Duke përdorur stimulime kompjuterike, grafikë, fakte dhe parashikime, ai dhe rejgisori David Guggenheim tregojnë atë që disa do ta konsideronin të vërtetën më hidhur. Filmi mbron idenë e pakësimit të nxjerrjes së dioksidit të karbonit që është lidhur me stuhitë e fuqishme, shkrirjen e akullnajave, rritjen e nivelit të detit dhe përhapjen e sëmundjeve infektive. "E kemi katërfishuar popullsinë e planetit në më pak se 100 vjet. Teknologjitë tona janë një mijë herë më të fuqishme. Dhe tani papritur, jemi në gjendje të dëmtojmë shtëpinë tonë të vetme, që nuk mund ta bënim në të kaluarën. Duhet të reagojmë me shpejtësi ndaj rrezikut që kemi krijuar. Por jo të gjithë e marrin si të vërtetë këtë mesazh".

Fred Smith drejton Institutin Competitive Enterprise, një forum politikash që kundërshton uljen e detyrueshme të nxjerrjes së dioksidit të karbonit dhe favorizon metodën e tregut të lirë për çështjet e ambjentit. Smith thotë se pikëpamjet e Gore-t dhe filmi që i prezanton ato janë alarmante. “Është një përpjekje për shitje. Nuk është përpjekje e një shkence objektive. Gore po thotë se çdo gjë do të përfundojë në skëterrë... dëgjomëni mua, përndryshe bota në të cilën jetoni nuk do të ekzistojë më. A është kjo e efektshme? Unë e di këtë çështje shumë mirë dhe për mua nuk është e efektshme. A është ai një leksion i përhapjes së frikës? Po i tillë është”.

Kështu që në përgjigje Instituti Competitive Enterprise transmetoi këtë reklamë televizive që koinçidon në kohë me daljen në skenë të Inconvenient Truth. "I keni parë kryeartikujt rreth Ngrohjes Globale. Akullnajat po shkrijnë. Këto thuhet se janë zbulimet e disa studimeve. Por studime të tjera shkencore zbulojnë të kundërtën: akullnajat e Greenlandës po shtohen. Shtresa e akullit të Antarctikut po trashen dhe nuk po hollohen ".

Por Gore thotë se fushata e tij dhe filmi nuk kanë motive politike apo për të ngjallur frikë. “Kjo është sfida më e vështirë që kemi përballë dhe ajo po ndodh në kohën tonë”. Përcjellja e këtij mesazhi është arsyeja që Davis Guggenheim pranoi të drejtonte filmit, i cili shpreson ai do të shërbejë si një katalizator për ndryshim. Në dokumentarin E vërteta e pakëndëshme thotë ai, Al Gore nuk po kërkon vota për një post politik por vota për planetin tonë. //rd//

XS
SM
MD
LG