Lidhje

Shkodra pret me madhështi Erkand Qerimajn, kampion i botës në peshëngritje për të rinjtë


Disa qindra qytetarë dhe sportdashës të Shkodrës, së bashku me autoritet vendore, morrën sot pjesë në një ceremoni të veçantë për të pritur peshëngritësin shkodran, 18 vjeçarin Erkand Qerimaj, të sapo kthyer nga Kampionati Botëror i peshëngritjes për të rinj, i zhvilluar në Kinë.

Në garën e zhvilluar me 30 maj, peshëngritësi Qerimaj, zuri vendin e parë, duke merituar “Medaljen e Artë” në stilin e shtyrjes për peshën 69 kilogram dhe duke u shpallur kështu Kampion Bote.. Ky është edhe rezultari më i lartë i arritur deri tani nga peshëngritja shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Në qytet valëviteshin flamuj kombëtar dhe parrulla me shprehjet “ Erkand Qerimaj- .Kampion i ri i Botës.” Duke ju drejtuar bashkqytetarëve të tij, peshëngritësi i ri, Kampioni i Botës, Erkand Qerimaj, falenderoi të gjithë shqiptarët që e mbështetën në përpjekjet e tij për të ngritur flamurin kombëtar në arenat sportive më botë. "Ju falenderoj të gjithëve për pritjen,. Unë e bëra timen, duke ngritur flamurin shqiptar në mbarë Botën. Dhe ju bëtë tuajën që erdhët këtu për të më pritur. Ju faleminderit !"

Ndërsa Kryebashkiaku i Shkodrës, Artan Haxhi, falenderoi Kampionin e Botes, duke u shprehur se rezultatet e tij janë krenari jo vetëm për bashkqytetarët e tij, por edhe për të gjithë shqiptaret. Në emër të gjithë qytetarëve shkodranë, në emër të të gjithë juve që jeni këtu të pranishëm, falenderoj Erkand Qerimaj, Kampionin e ri të Botës, për rezultatet e arritura, për qëllimin e arritur, për atë që ai bëri, që emri i Shqipërisë, emri i qytetit të Shkodrës të njihet kudo në botë. Ishte ai që bëri që flamuri shqiptar të ngrihet në piedestalin më të lartë, atë të Kampionit të Botës. Ishte ai që bëri që hymni shqiptar të këndohet kudo, Prandaj, një urim të veçantë për Erkand Qerimaj, tha kryebashkiaku.

Në kampionatin botëror të peshëngritjes për të rinj e të reja, që u zhvillua në Kinë, ekipi i peshëngritjes shqiptare arriti të marrë një medalje ari, një argjendi dhe një bronxi, ku spikati rezultari i peshëngritësit shkodran, 18 vjeçarit, Erkand Qerimaj, i cili morri Medaljen e Arte, duke u shpallur Kampion Bote. Deri tani, rezultari më i mirë i tij ishte ai i Kampionit të Europës. //rd//

XS
SM
MD
LG