Lidhje

Policia kanadeze arreston 17 të dyshuar për terrorizëm


Autoritetet kanadeze thonë se kanë arrestuar dhe ngritur padi kundër 12 burrave dhe 5 të rinjve, që dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Toronto dhe përreth saj, qyteti më i populluar i Kanadasë.

Një zyrtar i lartë i policisë kanadeze u tha sot gazetarëve se të arrestuarit janë të gjithë qytetarë kanadezë dhe kishin në dispozicion 3 ton substanca që përdoren për bomba. Ai tha se arrestimet parandaluan këtë grup që të bënin bomba të ngjashme me ato që u përdorën në vitin 1995 për hedhjen në erë të një godine të qeverisë federale amerikane në Okllohoma Siti. Zyrtarë kanadezë thanë se të dyshuarit ishin frymëzuar nga grupi terrorist al-Kaida.

Në Washington, një zëdhënës i Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, tha se personat në fjalë mund të kenë pasur kontakte të kufizuara me dy persona të dyshuar si terroristë, që u arrestuan kohët e fundit në Atlanta. //rd//

XS
SM
MD
LG