Lidhje

Një ilaç eksperimental po jep efekte në ndalimin e kancerit të gjirit te gratë


Mjekët në Shtetet e Bashkuara thonë se një ilaç eksperimental po jep efekte në ndalimin e kancerit të gjirit te gratë të cilave u është përsëritur tumori. Mjekët që bënë studimin e ilaçit Tykerb, thonë se ai pati efekt në frenimin e rritjes së tumoreve të gjirit kur përdorej me kimoterapi gojore.

Gratë pjesmarrëse në studim kishin marrë më parë trajtim me një ilaç tjetër, Herceptin, por tumoret e tyre u përsëritën. Studimi e testoi ilaçin e ri në më shumë se 300 gra. Ilaçi Tykerb prodhohet nga kompania Glaxo Smith Kline e cila ka në plan të kërkojë miratimin për ta shitur atë në Shtetet e Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG