Lidhje

Udhëheqësi Suprem i Iranit kërcënon furnizimin me energji


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, thotë se eksportet e naftës nga rajoni do të pësojnë çrregullime, nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin, sipas fjalëve të tij, një lëvizje të gabuar në drejtim të Republikës Islamike. Por ai nuk dha hollësi se përse do të prekeshin rezervat, kur e bëri këtë kërcënim, gjatë një fjalimi që mbajti sot.

Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet t’i kushtojë shumë rëndësi këtij kërcënimi. Zonja Rajs tha se Irani varet nga të ardhurat e naftës dhe se çrregullimi i furnizimit me naftë nga rajoni do të kishte pasoja serioze për vetë Teheranin.

Në një intervistë që dha sot për rrjetin televiziv FOX, zonja Rice shtoi se Iranit duhet t’i jepet një paketë stimujsh nga Perëndimi, e cila do të kushtëzohej nga ndalimi i pasurimit të uraniumit në të ardhmen. Ajo tha se mbarë bashkësia ndërkombëtare dhe jo vetëm Shtetet e Bashkuara, po i kërkojnë Iranit t’i pezullojë këto lloj veprimtarish bërthamore. //rd//

XS
SM
MD
LG