Lidhje

Presidenti rus Putin vlerëson marrëdhëniet amerikano-ruse


Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi bashkëpunimin e Rusisë me Shtetet e Bashkuara. Ai thotë se përpjekjet e përbashkëta për t’i dhënë zgjidhje çështjes bërthamore, tashmë të bllokuar të Iranit, tregojnë se të dyja qeveritë mund të bashkëpunojnë dhe mund të arrijnë në një kompromis.

Zoti Putin i bëri këto komente sot, në një takim që pati me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Henry Kissinger, pranë Moskës. Këto komente bëhen disa ditë pasi 5 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, ranë dakord që Iranit t’i jepen disa stimuj, në përpjekje për ta bindur Teheranin ta kontrollojë programin e tij bërthamor.

Zoti Kissinger e minimizoi shkëmbimin e replikave kohët e fundit mes Moskës dhe Washingtonit. Ai gjithashtu shprehu mbështetje të plotë për udhëheqjen nga Rusia të Grupit të tetë vendeve të industrializuara. Ai tha se Moska është në një pozicion për të dhënë kontribute të rëndësishme për Grupin. Takimi vjetor i Grupit të 8-ëshes do të mbahet në qytetin rus të Shën Petërburgut në mesin e muajit korrik.//lk

XS
SM
MD
LG