Lidhje

Metodë e re për trajtimin e astmës; Ushtrimet fizike parandalojnë kancerin e lekurës


Metodë e re për trajtimin e astmës

Shumë vetë që vuajnë nga astma jetojnë me frikën se fryma që marrin mund të jetë e fundit. Për të mbajtur hapur rrugët e frymëmarrjes shumë prej tyre kanë në nevojë për të thither doza të mëdha asteroidesh dhe për disa kjo nuk mjafton. Shkencëtarët tani po përpiqen një mënyrë të re trajtimi të quajtur bronkial thermoplasti.

Gjatë kësaj procedure, pacienti vihet në gjumë me anestezi, ndërsa mjekët fusin një fije optike të pajisur me kamera. Ajo hyn nëpërmjet laringut deri në kanalin që mbushin mushkëritë me ajër. Pastaj mjekët nëpërmjet tubit, lëshojnë ajër në një temperature të caktuar sa për të shkaktuar tkurrjen e muskujve që bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

Procedura zgjat 1 orë dhe që të ketë efekt, ajo duhet të kryehet tre herë, por jo brenda një dite. Pajisja kalon pak nga pak në rrugët e ngushta të frymëmarrjes deri thellë në mushkri, duke tkurur muskujt e zgjeruar rrugëkalimet e ajrit.

Në Kanada kjo praktikë është kryer disa dhjetra here dhe këtë javë shkencëtarët botuan rezultatet e punës së tyre, të cilat tregojnë se ndërkohë që procedura nuk shëron asthmën, ajo i bën pacientët të kenë më pak nevojë për ilaçe dhe sulmet e asthmas pakësohen dukshëm.

Efektet më të zakonëshme anësore duket se janë kolla e lehtë që zgjat vetëm disa ditë, ndërsa rreth efekteve afatgjatë ende nuk ka të dhëna. Por tani ekspertët kanë ndërmarrë prova klinike në 17 spitale amerikane, dhe mendohet që kjo procedure e re pritet të ndryshojë rrënjësisht për të mirë mënyrën e trajtimit të astmës.

Ushrimet fizike parandalojnë kancerin e lëkurës

Dihet se ushtrimet fizike bëjnë mire për shëndetin. Eksperimentet me minj në laborator tregojnë se ushtrimet mund të ndihmojnë edhe për mirëmbajtjen e lëkurës. Shkencëtari në fushën e kërkimeve të kancerit, Allan Koni pranë universitetit Rutxhers vuri re se minjtë pa qime në lëkurë, të cilët u vunë të kryenin ushtrime, dhe pastaj iu nënshtruan rreze ultrajollce, u prekën më pak nga kanceri i lëkurës.

Profesor Koni thotë se rrezet ultravjollcë shkaktuan më pak tumore kanceroze të lëkurës tek minjtë që kryenin ushtrime sesa tek ata minj që nuk iu nënshtruan ushtrimeve të tilla. Gjithashtu tumoret kancerozë u parandaluan edhe tek ata minj që ishin ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj rezeve ultravjollcë por që pas kësaj kryen ushtrime fizike siç ishte vrapimi në cilindrin rrotullues.

Doktor Koni thotë se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me njerëzit që kanë qëndruar për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit në plazh kur kanë qënë fëmijë dhe më vonë kur janë rritur janë ekspozuar më pak ndaj këtyre rrezeve.

Në artikullin e tij në revistën shkencore Carcinogjenesis, doktor Koni shkruan se organizmi i minjve që iu nënshtruan ushtrimeve fizike dukej se ishte më i aftë për të shkatërruar qelizat e lëkurës së dëmtuara nga rrezet ultravjollce të diellit. Tek këta minj, qelizat e dëmtuara kryenin vetvrasje për të parandaluar përhapje apo dëmtim të mëtejshëm të lëkurës. Doktor Koni mendon se një faktor në këtë process ndoshta është edhe sasia e dhjamit në trup. Tek minjtë që iu nënshtruan ushtrimeve fizike në laborator u vu re se ata që kishin më pak dhjam në trup kishin më pak tumore kancerozë. Pra mesazhi i studimit duket se është se gjatë muajve të verës në plash, një qëndrim aktiv dhe jo vetëm shtrirje në rërë, do të ishte më dobishëm për shmangjen e kancerit të lëkurës si pasojë e rrezeve diellore ultravjollcë.

XS
SM
MD
LG