Lidhje

Shtetet e Bashkuara hedhin poshtë raportin e Këshillit të Evropës për burgjet e fshehta të CIA-s


Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë një raport të ri të një hetuesi zviceran mbi të drejtat e njeriut, i cili thotë se 14 vende evropiane kishin dijeni ose kanë bashkëpunuar drejtpërdrejt me CIA-n lidhur me transferimin dhe burgosjen e personave të dyshuar si terroristë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha sot se raporti nuk ofron fakte dhe është thjesht një riorganizim akuzash dhe dyshimesh të vjetra.

Raporti i gjatë, i përgatitur me kërkesë të Këshillit të Evropës, dhe i publikuar sot, akuzon Poloninë dhe Rumaninë se mund të kenë lejuar CIA-n të operojë burgje sekrete në territorin e tyre.

Hetuesi zviceran Dik Marti thekson gjithashtu në raport se Suedia, Bosnja dhe Hercegovina, Britania, Maqedonia, Gjermania dhe Turqia mund të akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut si rrjedhojë e transferimeve sekrete të të burgosurve.

Hetuesi ngre pretendimin se Polonia, Rumania, Spanja, Qiproja, Irlanda, Portugalia dhe Greqia mund të mbahen përgjegjëse për veprimtari të paligjshme.

Megjithatë, Dik Marti pohon se nuk ka prova zyrtare që mbështesin pretendimin e tij. Në raport zoti Marti flet për një rrjet global të ngritur për të identifikuar dhe kapur terroristë.

XS
SM
MD
LG