Lidhje

Arben Xhixho emërohet shef i seksionit shqip të Zërit të Amerikës


Arben Xhixho u emërua shef i seksionit shqip të Zërit të Amerikës. Ai zgjidhet në këtë post pas një karriere disa vjeçare në Zërin e Amerikës, që nga viti 1992, si gazetar, redaktor dhe spiker i emisionit të lajmeve televizive. Arben Xhixho është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në vitin 1986, më pas punoi për Radio Tiranën dhe gjatë viteve 1991 - 1992, ka qënë përfaqësues i Fondit Ndërkombëtar të Shtypit në Shqipëri, duke punuar për krijimin e shtypit të lirë e të pavarur, pas përmbysjes së komunizmit.

Mesazhi i zotit Xhixho, pas fillimit të detyrës si shef i redaksisë së gjuhës shqipe:

Për më shumë se gjysmë shekulli Zëri i Amerikes, ka qënë Zëri i së vertetës për informimin e publikut shqiptar në Ballkan. Nga ato vite të hershme, kur mënyra e vetme për të depërtuar përmes perdes së hekurt ishin valët e shkurtëra, sot Zëri i Amerikës transmeton përmes një platforme të shumëfishtë: televizionit, radios dhe internetit. Ndonëse teknologjia ka ndryshuar, ajo që nuk ka ndryshuar është misioni ynë: informimi objektiv, i saktë, i shpejtë dhe i paanshëm. Për mua eshte një nder, që të drejtoj sherbimin shqip të këtij stacioni prestigjioz, në këtë epokë moderne informimi, të mbushur me ngjarje vendimtare për shqiptarët. Ekipi i talentuar i gazetarëve dhe korrespondentëve të Zërit të Amerikës, punon përditë për të fituar besimin tuaj. Ashtu si deri më sot, nga Zëri i Amerikës do të dëgjoni vetëm një zë, atë të së vërtetës.

XS
SM
MD
LG