Lidhje

Presidenti Bush ka në plan të vizitojë Hungarinë


Presidenti Bush ka në plan të vizitojë Hungarinë këtë muaj për bisedime dypalëshe dhe për të marrë pjesë në festimet me rastin e 50 vjetorit të Revolucionit Hungarez.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë të publikuar sot, thuhej se presidenti Bush do të shkojë në Budapest më 22 qershor dhe se ai mezi pret të takohet me presidentin Laszlo Soliom dhe kryeministrin Ferenc Gyrcsani. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë vihet në dukje se Hungaria është një aleate e ngushtë në NATO, që ka ofruar kontribute të rëndësishme në mbështetje të demokracisë dhe sigurimit në Ballkan, Afganistan dhe në Irak.

Zoti Bush do të marrë pjesë gjithashtu në ceremonitë në kujtim të atyre që Shtëpia e Bardhë i cilëson si “sakrifica historike të Hungarisë në emër të lirisë”, duke iu referuar kështu kryengritjes së dështuar popullore, që u shtyp nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1956. Vizita e presidentit Bush në Hungari do të pasojë paraqitjen e tij në një takim të nivelit të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian në Vienë.//lk

XS
SM
MD
LG