Lidhje

Vidiokasetë e re e al-Kaidës


Numri dy i rrjetit terrorist të al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri, u bëri thirrje myslimanëve të kundërshtojnë një referendum të propozuar nga presidenti palestinez Mahmud Abas.

Al-Zavahiri e bëri deklaratën një videokasetë të publikuar sot nga rrjeti televiziv arab al-Xhazira. Ai tha se Palestina është shtëpi e Islamit dhe jo objekt kompromisesh. Zoti Abas ka propozuar një referendum për planet e krijimit të shtetit palestinez, të cilat nënkuptojnë njohjen e Izraelit. Zyrtarët palestinezë thonë se ai do ta mbajë referendumin nga fundi i korrikut nëse qeveria e drejtuar nga Hamasi nuk bie dakord me planin për shtetin palestinez.

Hamasi mori kontrollin e Autoritetit Palestinez në fillim të këtij viti dhe është kundër planit të zotit Abas. Duket se Zavahiri e ka regjistruar videokasetën para se të mësonte për vdekjen e Abu Musab al-Zarkavit. Në videokasetë, Zavahiri e vlerëson lart Zarkavin por nuk e përmend vdekjen e tij. //rdd/

XS
SM
MD
LG