Lidhje

The Omen ose Antikrishti


Sa here i bie që data te shënoje tre gjashta...datë për tu shënuar për ata që besojnë anti-krishtin. Kjo u ditë u zgjodh pikërisht nga Hollivudi për të nxjerrë në kinema ribërjen e filmit të vitit 1976, “The Omen”. Besimtarët thonë se shenjat janë kudo rreth nesh si sulmet terroriste, stuhitë ekstreme atmosferike etj.

Antikrishti thuhet se do të marrë fuqinë direkt nga djalli për të ndërtuar një mbretëri të rreme në tokë, duke shënuar kështu fillimin e Armageddon, apo fundit të botës. Por diplomati amerikan me përvojë Rober Thorn ka gjëra të tjera në mendje. Gruaja e tij, Katherine, ka kaluar një lindje të vështirë dhe nuk e di se bebja e saj ka vdekur. Pasi konsultohet me një prift, Thorn merr një jetim në vend të të birit pa njoftuar të shoqën. Katherine kujton se bebja është djali i saj. Por shenjat që djali i saj është një diçka tjetër përveçse një njeriu normal fillojnë e duken qartë kur Damien mbush pesë vjeç. Ai nuk është gjë tjetër veçse anti-krishti dhe Thorn duhet të bëjë një sakrificë që të shpëtojë botën. Shenjat janë të qarta, Armageddon sapo ka filluar. Filmi i trilluar ka për regjisor John More.

Ndërkohë sot del në kinema filmi “Praire Home Companion” me regji të Robert Altman dhe me aktorët e njohur Tommmy Lee Jones, Meryl Streep, Lindsey Lohan dhe Kevin Kline.

Pas 32 vitesh karriere, programit të radios Garrison Keillor i ka ardhur fundi. Por spektatorët e mbledhur për të parë shfaqjen e sponsorizuar nga radiostacioni nuk e dinë se është e fundit dhe se stacioni i radios është blerë nga një konglomerat tjetër. Filmi ndjek pjesmarrësit e shfaqjes ndërkohë që ata përgatiten për shfaqjen e fundit pas 30 vjet transmetimesh. Filmi dallohet për stilin cinematografik të regjizorit Altman i cili e ka xhiruar pjesën dërrmuese në një skenë teatrale.

E shtuna që lam pas shënoi një datë të rëndësishme për aktorin e njohur Silvester Stallone kur yjet e hollivudit u mblodhën për ti uruar atij 60 vjetorin e lindjes. Bruce Willis dhe Arnold Schwarzenneger, njëkohësisht partnerë të tij në biznes, udhëhoqën kremtimet në diskotekën e kasinosë Aladdin Resort. I mirënjohuri Tom Jones i uroi datëlindjen Silvester Stallones përmes këngës në mes të një grupi yjesh të Hollivudit ku ishin edhe John Travolta, Tony Curtis, David Spade, James Caan dhe Donald Trump. Pavarësisht moshës 60 vjeçare, Stallone do të risjellë në skenë një nga rolet e tij më të spikatura Rambo në serialin e katërt që pritet të dalë në kinema vitin tjetër.

XS
SM
MD
LG