Lidhje

Irani mund të përgjigjet me një ofertë të vetën


Ministri i jashtëm i Iranit, Manouçer Motaki, tha se vendi i tij mund të paraqesë një ofertë të vetën në përgjigje të paketës së nismave ndërkombëtare që synon të ndalë veprimtarinë e rrezikshme bërthamore të Teheranit.

Zoti Motaki tha sot se Irani po e studion propozimin dhe mund të sugjerojë ndryshime për t’u shqyrtuar nga negociatorët evropianë.

Paketa e nismave u hartua nga 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Presidenti Bush thotë se Irani ka vetëm javë dhe jo muaj për t’iu përgjigjur paketës së nismave ndërkombëtare. Ai paralajmëroi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të ndërmarrë masa nëse Irani nuk pezullon në mënyrë të verifikueshme programin për pasurimin e uraniumit.

Në Teheran, kleriku ekstremist, Ajatollahu Ahmad Jannati, tha se vendi i tij duhet të vazhdojë pasurimin e uraniumit, pavarësisht nga oferta e fuqive botërore. Ai tha se paketa e nismave është në interes të fuqive ndërkombëtare, dhe jo të Iranit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë atomike theksoi në një raport të qarkulluar të enjten se Irani filloi një raund të ri për pasurim uraniumi këtë javë. //ze//

XS
SM
MD
LG