Lidhje

Ministrat e Financave të G-8ës paralajmërojnë për çekuilibrin global


Ministrat e Financave të Grupit të Tetëshes thanë se ekonomia botërore po rritet, por ajo kërcënohet nga çmimet e paqëndrueshme të energjisë dhe çekuilibri global.

Në një deklaratë të publikuar sot pas takimit në Shën Petersburg të Rusisë, ministrat premtuan të luftojnë protektonizmin dhe të nxisin tregun e lirë. Ministrat nga shtatë vendet më të industrializuara dhe Rusia përsëritën thirrjet për rritjen e bashkëpunimit midis vendeve prodhuese dhe importuese të energjisë, si dhe transparencës më të madhe tregëtare.

Ministrat kërkuan gjithashtu që vendet e pasura të marrin masa për të ndihmuar vendet në zhvillim tu jepet më shumë mundësi furnizimi me energji. Ministrat u bënë thiirje qeverive të menaxhojnë financat e tyre në mënyrë të përgjegjëshme dhe efektive për të arritur stabilitet ekonomik dhe rritje. //rd//

XS
SM
MD
LG