Lidhje

Berisha diskuton mbi çëshjen e ujgurëve me delegacionin kinez


Çështja e 5 ujgurëve etnikë që kanë kërkuar azil politik në Shqipëri ishte të shtunën ndër temat e bisedës mes kryeministrit Sali Berisha dhe delegacionit të Konferencës Komnbëtare Konsultative të Kinës, organ në të cilin bëjnë pjesë këshilltarë jopartiakë.

Kryeministri Berisha sqaroi se vendimi për lejimin e azilit për ish të burgosurit e Guantanamos ishte marrë pasi qeverisë së Tiranës i ishin dhënë garanci se ata nuk ishin përfshirë në akte terroriste. Por nga ana e tij Pekini pretendon se 5 ujgurët etnikë janë anëtarë të lëvizjes Turkmenistani Lindor, organizatë që konsiderohet prej tyre si terroriste.

Autoritetet shqiptare i kanë ftuar homologët kinezë të paraqesin prova dhe fakte për përfshirjen e 5 ujgurëve në akte terroriste. Kjo çështje i acaroi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Pekinit.

Pak kohë më parë Kryeministri Berisha kërkoi që Kina të mos përdorte dy standade në trajtimin e këtij problemi dhe të mos shfrynte zemërimin ndaj Shqipërisë vetëm sepse është një vend i vogël. Vizita e delegacionit kinez dëshmon se marrëdhëniet po i rikthehen normalitetit. //rd//

XS
SM
MD
LG