Lidhje

Shqipëri: Socialistët shpallin reforma strukturore në Kongres


Në Shqipëri, Partia Socialiste publikoi sot një seri reformash strukturore, që sipas drejtuesve të saj, do ta modernizojnë atë dhe do ta përgatitin për garat e ardhshme zgjedhore.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi gjatë kongresit se ndryshimet në statut do të shtojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në jeten politike të vendit, sidomos të grave, të rinjve dhe emigrantëve. Ai sulmoi ashpër ecurinë e reformave që ka ndërmarrë qeveria, duke e quajtur maxhorancën si të paaftë për të sjellë zhvillim në Shqipëri, dhe ndryshime rrënjësore ekonomike. //rd//

XS
SM
MD
LG