Lidhje

Kejsi: Forcat do të fillojnë tërheqjen gjatë muajve të ardhshëm


Komandanti i trupave amerikane në Irak, parashikon se forcat e koalicionit do të fillojnë të tërhiqen gradualisht nga Iraku gjatë muajve të ardhshëm.

Gjenerali Xhorxh Kejsi thotë se përsa kohë që forcat irakiane të vazhdojnë të shënojnë përparime, ai shpreson të shohë pakësimin gradual të trupave gjatë muajve të ardhshëm dhe vitin tjetër.

Gjenerali Kejsi i bëri këto komente në një intervistë për televizionin CBS, një ditë para se Presidenti Bush të zhvillojë një takim me këshilltarët e tij kryesorë mbi strategjinë amerikane në Irak.

Presidenti Bush tha se shqyrtimi i gjendjes nga këshilltarët e tij të sigurisë dhe nga komandantët e tij ushtarakë do të ndihmojë në përcaktimin se kur do të jenë në gjendje trupat amerikane të largohen nga Iraku.

Gjenerali Kejsi nuk tha në se ai do t’i rekomandojë Presidentit një pakësim të trupave.

Ndërkohë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Irak, Mowafak al-Rubaje tha sot se numri i trupave të koalicionit në Irak mund të bjerë në nivelin e nën 100 mijëve deri vetë në fund të vitit.//ii

XS
SM
MD
LG