Lidhje

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e stabilizim-asocimit me Bashkimin Evropian


Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e stabilizim - asocimit me Bashkimin Evropian.

Marrëveshja, e nënshkruar sot në Luksemburg, cakton një kornizë të hollësishme të kërkesave politike dhe ekonomike, që Shqipëria duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar më në fund në bllokun tregëtar evropian me 25 vende anëtare.

Me anë të një deklarate, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Shqipërisë ta shfrytëzojë të ashtuquajturën Marrëveshje të Stabilizim Asocimit për t’u dhënë shtytje reformave.

Në deklaratë vihet theksi në ato që cilësohen si përmirësime të nevojshme, që duhen bërë në Shqipëri, si kthimi i pronave, të drejtat e pakicave, liritë e shtypit dhe të qeverisjes. Në të përmenden gjithashtu masat inkurajuese të qeverisë së Tiranës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në vitin 2001, Bashkimi Evropian nënshkroi marrëveshje të ngjashme anëtarësimi me Kroacinë dhe Maqedoninë. //ze//

XS
SM
MD
LG