Lidhje

Presidenti i Maqedonisë informon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për përpjekjet për anëtarësim


Presidenti i Maqedonisë Branko Cervenkovski u takua në Shkup me Sekretarin e Përgjithshëm të Natos, Jaap de Hoop Shefer, mbi anëtarësimin e Maqedonisë në aleancë.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë së Maqedonisë, zoti Cervenkovski e quajti anëtarësimin në Nato si përparësinë kryesore të vendit të tij.

Sipas zëdhënësit, Presidenti Cervenkovski e njohu zotin Shefer me përparimin e reformave të kërkuara për anëtarësimin në Nato. Reformat përfshijnë përmirësime në sistemin e drejtësisë, në ekonomi dhe në sistemin zgjedhor, si dhe garanci për mbrojtjen e popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Nga zhvillimet e tjera, Maqedonia, iu shtua Rusisë dhe vendeve të tjera ballkanike në njohjen e Malit të Zi si shtet i pavarur e sovran. Përmes një deklarate të lëshuar sot në Shkup qeveria maqedonase vinte në dukje se po përgatitet të caktojë një ambasador në Mal të Zi.

XS
SM
MD
LG