Lidhje

Kuba mohon akuzat për ndërprerjen qëllimisht të energjisë në zyrën diplomatike amerikane


Kuba mohoi akuzat e Shteteve të Bashkuara se i ndërpreu me qëllim energjinë elektrike zyrës diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Havanë.

Në një deklaratë të botuar nga e përditshmja e partisë komuniste Granma, qeveria e presidentit Fidel Kastro tha se hedh poshtë kategorikisht që të ketë pasur ndërprerje me qëllim të energjisë elektrike. Në deklaratë thuhej se energjia elektrike u ndërpre si pasojë e një qarku të shkurtër nën tokë.

Zyrtarët në Washington thonë se shërbimi i energjisë elektrike në zyrën amerikane në Havanë u ndërpre më 5 qershor. Zyrtarët amerikanë thonë se zyra e Havanës po funksionon normalisht duke përdorur gjeneratorë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit thotë se në godinat përreth zyrës amerikane në qendër të Havanës nuk ka pasur probleme me energjinë. Autoritetet kubane janë ankuar në të kaluarën rreth një mesazhi të ndritshëm në zyrës diplomatike amerikane për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.//lk

XS
SM
MD
LG