Lidhje

Irak: 17 vetë humbin jetën në 5 sulme me bombë në qytetin e Kirkukut


Autoritetet në Irakun verior thonë se të paktën 17 vetë humbën jetën sot në 5 sulme me bombë në qytetin e Kirkukut.

Shpërthimet thuajse të njëkohëshme, shumica e të cilave patën si objektiv policinë, shkaktuan edhe plagosjen e shumë vetëve. Mes të vrarëve janë disa policë. Sulmet e sotme me bombë kryhen një ditë pasi grupi terrorist i Al-Kaidës në Irak emëroi Sheikh Abu Hamza al-Muhaxher si udhëheqës të ri, pas vdekjes së Abu Musab al-Zarkauit nga një sulm ajror i forcave amerikane.

Në një njoftim të bërë sot në Internet, udhëheqësi i ri kryengritës u zotua të vazhdojë sulmet kundër forcave amerikane në Irak dhe aleatëve të tyre irakianë. Qeveria irakiane bëri të njohura planet për fillimin nesër të një fushate shtypëse, ku do të marrin pjesë të paktën 40 mijë trupa irakiane dhe amerikane.

Plani gjithashtu parashikon vendosjen e gjendjes së shtetrrethimit në kryeqytet. Në një zhvillim tjetër në Bagdad, kryegjyqtari në gjyqin e ish-Presidentit Saddam Hussein tha se sot është dita e fundit për thirrjen e dëshmitarëve nga pala mbrojtëse.//lk

XS
SM
MD
LG