Lidhje

Shtetet e Bashkuara njohin zyrtarisht Malin e Zi si shtet i pavarur dhe sovran


Shtetet e Bashkuara dhe Britania njohën zyrtarisht Malin e Zi si shtet i pavarur dhe sovran. Si Uashingtoni edhe Londra e bënë njoftimin e tyre dje dhe thanë se shpresojnë të fillojnë marrëdhënie diplomatike me Malin e Zi në të ardhmen e afërt.

Bashkimi Evropian dhe Rusia e shpallën njohjen zyrtare të Malit të Zi të hënën. Shqipëria e njohu zyrtarisht Malin e Zi dje dhe pritet që vendimi të ratifikohet nga parlamenti brenda javës. Mali i Zi është njohur edhe nga Kroacia dhe Maqedonia. Mali i Zi votoi për shpalljen e pavarësisë nga Serbia në referendumin e 21 majit ndërsa shpallja zyrtare e pavarësisë u bë më 3 qershor.

Ndarja paqësore me Serbinë erdhi pas një bashkimi që zgjati 88 vjet dhe shënoi shpërbërjen e konfederatës së fundit të ish Jugosllavisë. //rd//

XS
SM
MD
LG