Lidhje

Presidenti Bush: SHBA do ta ndihmojnë qeverinë irakiane të ketë sukses


Duke ritheksuar mbështetjen për qeverinë e Irakut, Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithshka munden që ajo të ketë sukses.

Presidenti Bush i bëri këto komente sot, një ditë pas kthimit nga një vizitë e papritur në Bagdad. Ai u tha gazetarëve se ndihej i frymëzuar nga vizita në kryeqytetin e Irakut të lirë e demokratik. Presidenti tha se ishte kënaqësi për të, për t’u takuar drejtëpërdrejtë me Kryeministrin irakian Nuri al-Maliki.

Presidenti Bush e pranoi se Iraku ndeshet me sfida të vështira, por tha, se ka besim tek suksesi, duke shtuar se bota do të ishte më në rrezik, në se trupat tërhiqen nga Iraku, para se ky vend të jetë në gjendje të mbrojë veten.

Dje në Bagdat, Presidenti Bush i tha kryeministrit Maliki se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Irakun të ketë sukses. Zoti Al Maliki tha se qeveria irakiane është e vendosur të fitojë mbi terrorizmin me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.//lk

XS
SM
MD
LG