Lidhje

Amnesty International i kërkon BE-së të denoncojë ndalimet e të dyshuarve terroristë në territorin e tyre


Organizata Amnesty International kërkon që udhëheqësit evropianë që takohen në Bruksel këtë javë të denoncojnë ndalimet e të dyshuarve për terrorizëm në territorin e tyre për të cilat akuzohet CIA, dhe të premtojë se aktivitete të tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen.

Në një raport të ri i cili duket se e ndez më tepër një debat në rritje, organizata Amnesty International përshkroi gjashtë raste të abuzimeve të dyshuara të CIAs të cilat mendohet të kenë ndodhur me përfshirjen e shtatë vendeve evropiane. Ata vende janë Gjermania, Italia, Suedia, Britania, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia dhe Turqia.

Akuzat e organizatës Amnesty International nuk janë gjë e re: akuza të ngjashme u bënë javën e kaluar nga Dick Marty, një senator zviceran i cili ishte caktuar nga Këshilli i Evropës për të hetuar njoftimet e ndalimeve të paligjshme të CIAs dhe transferimeve të të dyshuarve për terrorizëm në vende të tjera, kur thuhet se janë torturuar. Parlamenti evropian po i heton këto akuza gjithashtu.

Anne Fitzgerald, këshilltare e lartë pranë organizatës Amnesty International në Londër, thotë se raporti i ri i tyre ofron prova tjera që implikojnë vende evropiane: “Para dy ose tre vjetësh, ata mund të thonin, se nuk e dinin çfarë po ndodhte. Por duke marrë parasysh vëmendjen që i është kushtuar kësaj çështjeje, veçanërisht prej gazetarëve gjatë 18 muajve të fundit, e ka bërë të pamundur që ata ta thonë këtë me një farë shkallë besueshmërie.”

Organizata Amnesty International do që udhëheqësit evropianë që takohen në Bruksel sot dhe nesër të hetojnë akuzat dhe të vendosin rregulla dhe procedura që sigurojnë se këto abuzime nuk do të ndodhin në të ardhmen. Kritikët vënë në dukje se provat janë shumë të mangëta. Por Fitzgerald dhe të tjerë theksojnë vështirësinë e mbledhjes së provave të tilla: “Provat nuk janë të plota në të gjitha çështjet, por ky është proces i ngadaltë për shkak të natyrës së këtyre transferimeve të cilat bëhen në mënyrë shumë sekrete. Shtetet e Bashkuara përdorin mënyra të ndryshme për t’i fshehur ato nga publiku.”

Qeveritë evropiane e kanë mohuar vazhdimisht përfhisrjen apo dijeninë për këto aktivitete. Por Italia ka filluar një hetim gjyqësor rreth këtyre njoftimeve, dhe gjykata kombëtare e Spanjës vendosi të hënën se ka të drejtën e jurisdiksionit për t’i hetuar këti akuza. //rd//

XS
SM
MD
LG