Lidhje

Irak: 10 të vrarë dhe 20 të plagosur nga një sulm ndaj një xhamie shiite


Gjatë një sulmi vetëvrasës në xhami shi’ite në Bagdat u vranë 10 vetë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë. Sulmi ndodhi megjithë masat e shtuara të sigurisë në Bagdat.

Dëshmitarët thanë se personi i kishte vendosur lëndët shpërthyese në këpucë, në kohën kur besimtarët po mblidheshin për lutjet e së premtes. Imami i xhamisë fajësoi për sulmin Al-Kaidën në Irak. E njëjta xhami është goditur edhe më 7 prill, kur nga tre shpërthimeve vetëvrasëse humbën jetën mbi 80 vetë.

Në incidente të tjera sot, nga shpërthimi i një predhe mortaje në një rajon tregëtar në veri të Bagdatit u vranë 2 vetë dhe u plagosën 16 të tjerë.

Dhjetra mijëra trupa ameriane dhe irakiane kanë filluar një operacion në shkallë të gjerë sigurie në Bagdat. Operacioi filloi të mërkurën dhe përfshin ndalimin e qarkullimit të automjeteve gjatë lutjeve të së premtes për të parandaluar sulmet me makina bombë.

Gjenerali amerikan James Thurman tha se pavarësisht nga dhuna e sotme, numri i vrasjeve në Bagdat ka rënë gjatë ditëve të fundit.

XS
SM
MD
LG