Lidhje

Protesta në Preshevë: Qindra shqiptarë kërkojnë vetqeverisje rajonale


Qindra shqiptarë demonstruan sot në jug të Serbisë duke kërkuar vetqeverisje rajonale në komunat ku ata përbëjnë shumicën. Demonstrata u zhvillua në qytetin e tensionuar të Preshevës, në kufi me Kosovën.

Protestuesit shqiptarë akuzuan Beogradin se ka dështuar të zgjidhë problemet e rajonit. Ata kërkojnë shkëputjen e rajonin të tyre nga Serbia dhe bashkimin me Kosovën fqinje. Sot, ish kryetari i bashkisë së Preshevës Riza Halimi bëri thirrje për vetqeverisje rajonale në Luginën e Preshevës.

Ky rajon ishte skenë e kryengritjes shqiptare në vitin 2000. Rebelimi përfundoi një vit më vonë përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Perendimi që u jepte më shumë të drejta komuniteteve vendore. //rd//

XS
SM
MD
LG