Lidhje

Çështja e Iranit: Presidenti rus thotë se Teherani po u përgjigjet pozitivisht nismave


Presidenti rus Vladimir Putin tha se Irani po i përgjigjet pozitivisht nismave që komuniteti ndërkombëtar i ofroi këtij vendi, në shkëmbim të heqjes dorë nga programi bërthamor.

Zoti Putin i bëri këto komente sot, pas takimit me Presidentin e Iranit Mahmud Ahmadidnexhad në Kinë. Zoti Putin tha se Irani është gati të fillojë bisedimet në të ardhmen e afërt. Zoti Putin tha se Irani ka të drejtë të ketë teknologji bërthamore, por duhet t’u japë përgjigje shqetësimeve të komunitetit ndërkombëtar për synimet e programit.

Zoti Ahmadinexhat ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të vendeve të Azisë Qendrore. Ai u bëri thirrje këtyre shteteve të mbështesin vendin e tij në mosmarrëveshjen rreth programit bërthamor. Ai tha se Irani, po përballet, siç u shpreh ai, me “ndërhyrje agresive” nga “fuqi dominuese” perëndimore. //rd//

XS
SM
MD
LG