Lidhje

Tre filmat e përzgjedhur të javës


Rikthehet në kinema vazhdimi i filmit “The Fast and the Furious” me pjesën e tretë që i çon garat e paligjme me makina në Tokio. “The Fast and the Furious: Tokyo Drift” tregon ngjarjet rreth një të huaji nga Amerika, Shaun Boswell, lidhja e vetme e të cilit me botën indiferente rreth tij janë garat e paligjme me makina nëpër rrugët e qytetit...çfarë e ka bërë atë të padëshirueshëm për autoritetet lokale.

Për t’i shpëtuar burgut ai është dërguar të jetojë me xhaxhanë e tij në një lagje të varfër në Tokio, vendi i cili u dha jetë garave të paligjshme me makina të modifikuara nëpër rrugë. Tokio është kryeqyteti i garave më të rrezikshme ilegale, një kombinim i shpejtësisë me vështirësinë e terrenit. Por gara e parë me makina e çon Shaun përballë Yakuzës, makinës së krimit në Japoni, garë të cilën e humbet. Rruga e vetme për të paguar humbjen është marrja me punë të tjera në botën e fshehtë të Tokios ku vdekja fshihet pas çdo qoshje.

Sandra Bullock dhe Keanu Reeves janë ribashkuar pas më shumë se një dekade për të realizuar filmin super-romantik “The Lake House” ..shtëpia tek liqeni. Ky është bashkëpunimi i parë që nga filmi “Speed” i cili u dha atyre statusin e super yjeve.

Romanca fillon kur Kate Forster largohet nga Illinois ku ka zhvilluar kursin pasuniversitar të mjeksësisë për tu vendosur në një spital në Çikago. Por mendja i mbetet tek shtëpia e bukur ku jetonte pranë një liqeni. Magjia fillon kur qeraxhiu i ri, arkitekti Alex Wyler gjen një letër të lënë nga Kate para se ajo të largohej. Një shkëmbim i pafund letrash i të dy njerëzve zbulon se komunikimi i tyre ka një diferencë dy vjeçare. Ndjenjat e dy të panjohurve për njëri-tjetrin arrijnë kulmin. Por ndoshta dëshira e tyre për tu takuar mundë të rrezikojë humbjen e njër-tjetrit përgjithmonë.

Jack Black rikthehet akoma më i fuqishëm dhe komik me filmin e ri "Nacho Libre". Një person pa asnjë dhunti, guzhinier i këputur që kujdeset për jetimët në një manastir meksikan.

Nachos i duhet të hartojë një plan për të bërë para për siguruar ushqim për jetimët e vegjël, por në të njëtën kohë për t’i rënë në sy edhe murgeshës Encarnacion. Ai vendos që të fitojë para duke bërë mundje, dhe zbulon se ka prirje për këtë sport. Partneri i tij në mundje është Esqueleto...skeleti. Meqënëse jeton në manastir, Nacho është i detyruar të ketë një jetë të dyfishtë duke u mbuluar me një maskë blu ndërkohë që përleshet.

XS
SM
MD
LG