Lidhje

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës do të vizitojnë SHBA


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku, do të vizitojnë Shtetet e Bashkuara ku do të kenë takime të nivelit të lartë me zyrtarët amerikanë, përfshi sekretaren amerikane të shtetit Kondoliza Rajs.

Presidenti Sejdiu i cili u nis të shtunën në mëngjes për në Shtetet e Bashkuara, theksoi se udhëheqësit e Kosovës do të kërkojnë mbështetjen e mëtejshme që Shtetet e Bashkuara siç tha ai, janë të gatëshme ta ofrojnë në vazhdimësi.

Kryeministri Agim Ceku pritet të niset të dielën për në Shtetet e Bashkuara. Përveç takimit të përbashkët që do të ketë me sekretaren e shtetit Rajs, ai do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 20 qershor, në të cilën, kryeadministratori Soren Jessen-Petersen, i cili përgatitet të largohet, do të raportojë për zhvillimet në Kosovë dhe ecurinë gjatë kësaj periudhe. //rd//

XS
SM
MD
LG