Lidhje

Teherani deklaron se nuk do të zhvillojë bisedime direkte me SHBA-në për Irakun


Irani thotë se nuk do të zhvillojë bisedime direkte me Shtetet e Bashkuara mbi Irakun, pavarësisht nga thirrjet e udhëheqësve politikë irakianë për një dialog të tillë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hamid Reza Asefi tha sot se bisedime të tilla nuk janë të mundura, për shkak të atij që ai e quajti një qëndrim jo të arsyeshëm të Washingtonit. Zoti Asefi nuk dha hollësi përse Teherani e konsideronte një sjellje të papërshtatshme. Por Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë ushtruar trysni të padrejtë ndaj Teheranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Udhëheqësi i shiitëve irakianë, Abdel Azzi al-Hakim tha dje në Teheran se nga bisedimet e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara mund të përfitojnë edhe Teherani, edhe Bagdadi.

Sekretari i Këshillit Kombëtar Suprem të Iranit, Ali Larijani, tha në muajin mars se Teherani ishte i hapur për bisedime me Washingtonin, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve në Irak. Por, Këshilltari i Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, Stivën Hadli, tha të mërkurën se Irani nuk është më i interesuar për bisedime mbi këtë çështje.//lk

XS
SM
MD
LG