Lidhje

Irak: Forcat amerikane dhe irakiane po izolojnë kryengritësit në Ramad


Forcat amerikane dhe irakiane po marrin masa për izolimin e kryengritësve në qytetin e paqendrueshëm të Ramadit. Zyrtarë të ushtrisë thonë se po vendosin pika kontrolli në qytet dhe rreth tij për të penguar furnizimet dhe përforcimet për kryengritësit.

Operacioni në Ramadi po zhvillohet ndërkohë që forcat amerikane dhe irakiane vazhdojnë të kërkojnë intensivisht dy ushtarë amerikanë, për të cilët dëshmitarët okularë thonë se janë rrëmbyer nga njerëz të maskuar. Dëshmitarët thonë se ata u kapën nga kryengritësit në jug të Bagdadit. Të dy ushtarët janë parë për herë të fundit, kur njësia e tyre u sulmua pardje në një pikë kontrolli në Jusufia. Një ushtar tjetër amerikan u vra si pasojë e këtij sulmi.

Në zhvillime të tjera, policia irakiane thotë se persona të armatosur kanë kapur 10 punëtorë të një dyqani buke në një lagje të Bagdadit, të banuar kryesisht nga shiitë. Ndërkohë policia zbuloi në kryeqytet të paktën nëntë trupa njerëzish me shenja torture. //az//

XS
SM
MD
LG