Lidhje

Teherani: Nuk do të zhvillojmë bisedime të drejtpërdrejta mbi Irakun me SHBA-në


Irani thotë se nuk do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara mbi Irakun, me gjithë thirrjet e udhëheqësve politikë irakianë për një dialog të tillë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hamid Riza Asefi tha të djelën se bisedime të tilla nuk janë të mundura për shkak të “qendrimit jo të arsyeshëm të Uashingtonit”.

Zoti Asefi nuk dha hollësi se çfarë quante Teherani qendrim të paarësyeshëm.

Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë ushtruar trysni të padrejtë ndaj Teheranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Udhëheqësi i shiitëve irakianë, Abdel Azzi al-Hakim tha të shtunën në Teheran se nga bisedimet e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara mund të përfitojnë edhe Teherani, edhe Bagdadi.

Sekretari i Këshillit Kombëtar Suprem të Iranit, Ali Larixhani, tha në mars se Teherani ishte i hapur për bisedime me Uashingtonin për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve në Irak. Por, Këshilltari i Sigurimit Kombëtar amerikan, Stivën Hedli, tha të mërkurën se Irani nuk është më i interesuar për bisedime mbi këtë çështje. //az//

XS
SM
MD
LG