Lidhje

Në mbarë Shtetet e Bashkuara u festua dita e babait


Në mbarë Shtetet e Bashkuara u festua dita e babait, një festë zyrtare për nder të baballarëve. Është dita kur familjarët u dhurojnë baballarëve dhurata, ose u përgatisin dreka, apo darka speciale. Është gjithashtu dita kur baballarët krenohen për rolin e tyre në rritjen e gjeneratës së ardhshme. Por origjina e Ditës së Baballarëve mbetet ende një mister.

Disa thonë se kjo festë u krijua posaçërisht për të nxitur shitjet e kartolinave, apo dhuratave, ndërsa të tjerë thonë se ajo filloi me një shërbim kishtar në Virginian Perëndimore, në vitin 1908. Por, sido që ta ketë zanafillën, çdo të dielë të tretë të qershorit, amerikanët festojnë Ditën e Baballarëve.

Në Shtetet e Bashkuara, edhe nënat kanë një ditë të veçantë, që njihet si festa e nënës dhe që festohet të dielën e dytë të muajit maj. //rd//

XS
SM
MD
LG