Lidhje

Në kërkim të burimeve të reja energjitike

  • Zulima Palasio

Sipas vlerësimeve, konsumi i energjisë në botë do të shtohet me 60 përqind në 20 vitet e ardhshëm. Shtetet e Bashkuara momentalisht janë të shqetësuara se si do t’i përballojnë nevojat aktuale për energji. Presidenti Bush ka thënë se Amerika është e varur nga nafta, dhe po bën thirrje për burime alternative energjie. Gjysma e energjisë elektrike në Amerikë prodhohet nga termocentralet me qymyr, i cili është shkaktari i 80 përqind të ndotjes me dioksid karboni, që ndikon tek ngrohja globale. Por zgjidhja mund të gjendet tek një burim energjitik, që është përdorur pak deri tani.

Nuk ka asnjë teknologji tjetër në botë, që për njësi peshe, të jetë më e përqendruar se sa uraniumi. Shtetet e Bashkuara kanë 103 centrale aktive berthamore që përfaqësojnë afro 20 përqind të energjisë që prodhon vendi. Por për shkak të aksidenteve të centraleve bërthamore në Pensilvani në vitin 1979 dhe Çernobil në 1986-tën, shumë njerëz i kanë frikë ato.

Kanë kaluar rreth 30 vjet që kur u dha leja e fundit për një central bërthamor në Amerikë. Por tani gjërat po ndryshojnë, thotë Adrian Heymer, drejtor për zbatimin e planeve të reja në Institutin e Energjisë Bërthamore.

"Mendoj se do të shtohet shumë. Ne besojmë se ndërtimi do të fillojë në 2010. Janë nëntë kompani që po përgatiten për të kërkuar leje. Ato do të paraqiten për miratim nga 2007 deri në 2009."-thotë punonjësja.

Të nëntë centralet bërthamore do të ndërtohen kryesisht në pjesën juglindore të Amerikës. Pesë kompani të tjera po shqyrtojnë të njëjtën gjë. Çdo reaktor kushton disa miliarda dollarë.

"Nuk mund të përjashtoj mundësinë se ky central nuk do të ketë kurrë aksident dhe se nuk do të ketë çlirim rrezatimi. Në se kjo ndodh do të shtohen rastet e prekjes nga kanceri tek njerëzit përqark ..."-thotë specialisti.

Pra, këto mundësi nuk mund të përjaahtohen. Gjatë 20 viteve të fundit nuk ka patur njoftime për aksidente serioze në ndonjë reaktor në Shtetet e Bashkuara. Masat e sigurimit kanë qënë një përparpësi mjaft e kushtueshme. Por mbetjet bërthamore nga përdorimi i uraniumit vazhdojnë të jenë një shqetësim mjaft i madh. Paul Gunter është drejtor i Projektit Mbikëqyrës të Reaktorëve për Informacionin Bërthamor këtu në Washington.

Akoma nuk i është dhënë rrugëzgjidhje mbetjeve bërthamore të para 50 viteve. Nuk dimë çfarë të bëjmë me to. Ky është një problem që do të kalohet nga një brez në tjetrin.

" Kjo është një teknologji shumë serioze dhe bart me vete pasojën e mbetjeve bërthamore, që do të vazhdojnë të jenë radioaktive për qindra mijëra vite. Por përfitimet janë shumë më të mëdha sesa rreziqet, edhe nëse kjo nënkupton që t’u mbetet brezave të ardhshëm të gjejnë zgjidhje për mbeturinat radioaktive."-thotë eksperti Roi Gordon.

Kësaj i shtohet edhe rreziku nga terrorizmi. Adrian Heymer nga Instituti i Energjisë Bërthamore thotë se industria ka shpenzuar miliarda dollarë për sigurinë e centraleve.

"Që nga 11 shtatori 2001, kemi shpenzuar 1, 2 miliardë dollarë për përmirësimin dhe modifikimin e centraleve e për t’i bërë ato më të sigurta."- thotë ai.

Por eksperti Paul Gunter thotë se centralet janë të pambrojtura.

"Mbetjet radioaktive...rreziku i aksidenteve bërthamore...rreziku që terroristët të përdorin centralet për të shpërndarë rrezatim bërthamor ....të gjitha këto duhen llogaritur për të përcaktuar koston e një centrali bërthamor...që nuk ja vlen të rrezikosh."

Megjithëse fuqia bërthamore është mjaft e debatueshme, shumë vende thonë se është e nevojshme. Afro 450 centrale bërthamore prodhojnë 16 përqind të elektricitetit të botës. 24 centrale të reja po ndërtohen në dhjetë shtete, kryesisht Indi dhe Kinë.

XS
SM
MD
LG