Lidhje

Gazetari Den Redhër del në pension


Rrjeti televiziv amerikan CBS njoftoi se gazetari veteran Dan Radher po largohet nga kompania pas 44 vjet pune.

Presidenti i CBS-it, Sean McManus, tha se zoti Radher ka patur një rol “të jashtëzakonshëm dhe të veçantë” në rrjetin CBS. Gjatë karierës së tij të gjatë në gazetari, Dan Rather ka mbuluar ngjarje të tilla si lufta e Vietnamit dhe vrasja e Presidentit Kennedy, dhe ka intervstuar figura të ndryshme botërore amerikane dhe të huaja.

Por gazetari 74-vjeçar ka patur edhe momente të vështira, duke përfshirë edhe një raport në vitin 2004, për të cilin kërkoi të falur, lidhur me shërbimin e Presidentit Bush në Gardën Kombëtare. Dan Radher e la drejtimin e programit të lajmeve të mbrëmjes të CBS-it në vitin 2005. Ai i tha gazetës New York Times se po shikon mundësinë e përgatitjes së një programi javor lajmesh për kanalin HDNet. //rd//

XS
SM
MD
LG