Lidhje

Irak: Rrëmbehen të paktën 80 punëtorë fabrike në veri të Bagdadit


Të paktën 80 punëtorë fabrike janë rrëmbyer në Taji, në veri të Bagdadit. Zyrtarët e Sigurimit thonë se ata punonin në kompanitë që vareshin nga Ministria e Industrisë. Ata u rrëmbyen në fund të ditës së punës.

Zyrtarët thonë se persona të armatosur në të paktën tri makina rrëmbyen autobuzë që po transportonin punëtorët nëpër shtëpitë e tyre. Sot në Bagdad, nga shpërthimi i një makine bombë në një lagje shiite u vranë dy vetë. Sulmues të panjohur vranë gjithashtu një nga avokatët kryesorë të Saddam Husseinit. Policia tha se trupi i Khamis al-Obaidit u gjet në Bagdad pasi ai u rrëmbye në shtëpinë e tij.

Në një zhvillim tjetër, ushtria amerikane tha se trupat irakiane kapën një kryengritës të rëndësishëm gjatë një bastisjeje sot në Bagdat. Zyrtarët amerikanë thanë se personi i kërkuar, Noori Abu Hayder al-Oqabi, udhëhoqi celulën përgjegjëse për vrasjen e 14 ushtarëve irakian muajin e kaluar.//lk

XS
SM
MD
LG