Lidhje

Gripi i shpendëve në Kinë mund të ketë qenë i pranishëm që në vitin 2003


Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Kinës më shumë informacion pas një njoftimi se një person mund të ketë vdekur nga gripi i shpendëve dy vjet përpara se zyrtarët kinezë të njoftonin prezencën e virusit në vendin e tyre.

Lajmi për këtë rast doli nga një letër e publikuar këtë javë në revistën mjekësore amerikane, New England Jornal of Medicine. Në letër një grup shkencëtarësh kinez thotë se një 24 vjeçar kinez i cili vdiq nga simptoma të ngjashme të pneumonisë në vitin 2003 mund të ketë vdekur si rezultat i virusit H5N1 i gripit të shpendëve.

Në letrën e tyre shkencëtarët kinez thonë se analizat e bëra pas vdekjes së tij rezultoi se ai kishte virusin e gripit të shpendëve. Në kohën e vdekjes, personi u radhit në listën e viktimave të epidemisë së SARS-it. Për ekspertët ndërkombëtar të shëndetësisë, njoftimi i kësaj jave ngreh pyetje nëse virusi H5N1 ishte prezent në Kinë para vitit të kaluar kur zyrtarët kinez raportuan praninë e tij për herë të parë.

Roy Wadia është zëdhënës për zyrën e Pekinit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë e cila u ka kërkuar autoriteteve kineze më shumë informacion. "Duam të dimë kur u kryen analizat dhe kur u zbulua prania e virusit. Në se parnia e tij u zbuluar në 2003shin përse nuk u njoftua për të?", pyet zëdhënësi.

Shkencëtarët thanë se hollësitë e rastit të vitit 2003 janë të rëndësishme pasi ato mund të ndihmonojnë të zbulohet në se virusi ka pësuar ndryshim gjenetik qysh atëherë. Ata thonë se ky informacion mund të jetë i nevojshëm për të krijuar një vaksinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se H5N1 ka marrë jetën e të paktën 130 personave që kur u rishfaq në Azi në vitin 2003. Shumë nga viktimat kanë patur kontakt me kafshë të infektuara.

Megjithatë ekspertët e shëndetësisë janë të shqetësuar se virusi mund të ndryshojë në një formtë që të mund të kalojë nga njeriu tek njeriu duke krijuar një epidemi botërore.//rd//

XS
SM
MD
LG