Lidhje

Serbia dhe Mali i Zi vendosin marrëdhënie diplomatike


Serbia dhe Mali i Zi, që shpalli kohët e fundit pavarësinë, vendosën zyrtarisht marrëdhënie diplomatike. Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve, nënshkruan sot protokollin në Beograd për vendosjen e marrëdhënieve dy palëshe.

Mali i Zi votoi pro pavarësisë në referendumin e 21 majit. Deklarata zyrtare e pavarësisë u bë më 3 qershor. Mali i Zi është republika e fundit ish jugosllave që shpall pavarësinë. Mali i Zi u bë sot anëtar i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë. Serbia u bë automatikisht anëtare e OSBE-së në fillim të këtij muaji si pasardhëse e ish Serbisë e Malit të Zi.//lk

XS
SM
MD
LG