Lidhje

Administrata amerikane në mbështetje të programit për kontrollin e llogarive private bankare


Sekretari amerikan i Thesarit John Snow mbrojti operacionin e qeverisë për kontrollin e llogarive private bankare, duke thënë se ky program kualifikohet në mënyrë të veçantë që të ndjekë veprimtaritë terroriste.

Sekretari Snow konfirmoi sot se departamenti i tij siguroi fshehtazi një sistem të gjerë ndërkombëtar të llogarive bankare në përpjekje për të bllokuar mbështetjen financiare të terroristëve. Programi me angazhimin e CIA-s dhe të Departamentit të Thesarit filloi menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Administrata amerikane vetëm dje vonë konfirmoi ekzistencën e programit sekret pasi 3 gazeta amerikane njoftuan se departamenti i thesarit kishte siguruar të dhëna nga një konsorcium me seli në Belgjikë. Ky konsorcium siguron miliona mesazhe çdo ditë nga mijëra institucione financiare në gjithë botën, kryesisht transaksione, që hyjnë dhe dalin nga Shtetet e Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG